Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NË MIQËSORE NDAJ DINAMOS/ Trajneri Memelli: Kemi kohë të përgatitemi dhe do të punojmë fort

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, është i kënaqur me 45 minutat e dyta ndaj Dinamos, ndërsa pranon se skuadra e tij nuk është ende e plotë, pasi disa lojtarë s’janë bashkuar me grupin.

“Mund të them se jam i kënaqur me lojën, sidomos pas rikthimit në fushë në pjesën e dytë. Po shoh një rritje të lojtarëve të rinj që kemi në skuadër dhe po tregojnë përmirësim nga ndeshja në ndeshje. Kjo më pëlqen më shumë te ta. Kemi në dispozicion një grup shumë të ri lojtarësh, teksa presim që të vijnë edhe pesë të tjerë, që do të mbajnë edhe njëfarë peshe të madhe, sikundër bënë në sezonin që shkoi”, deklaroi Memelli për “Panorama Sport”, duke iu referuar këtu mungesave të Mensah, Randit, Rexhepit, Sadriut dhe Meksit.

“Jam i bindur se në momentin që ekipi do të jetë i plotë, duke parë këtë angazhim nga grupi aktual, rezultatet do të flasin ndryshe. Unë nuk shoh rezultatin e këtyre miqësoreve, por mënyrën se si skuadra shprehet në fushë. Bëmë dy gabime në vendosje në golat e Dinamos dhe u ndëshkuam, por është më mirë të ndëshkohemi tani nga gabimet dhe të mësojmë, sesa kur kampionati të ketë nisur. Kemi kohë të përgatitemi dhe do të punojmë fort”, përfundoi Memelli.

Related posts

PËSOI DËMTIM HORROR NË NDESHJEN NDAJ TEUTËS/ Çela: Do të kthehem më i fortë

Delo.autor

LIVE/ Juve-Inter: Shtyllë dhe raste, por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI/ Bënin stërvitje pa leje, policia nxjerr nga stadiumi Tiranën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment