Futboll Gossip Sport

KAPEN MAT NË MOMENTE INTIME/ Ylli i Tottenham nis romancën me vajzën e trajnerit Guardiola (FOTO)

Mesfushori i Totenhemit, Dele Ali dhe vajza e  Pep Guardiolës, Maria, janë fotografuar duke u puthur në publik.

Në një imazh të bërë viral, thuhet se është 25-vjeçari duke u puthur me një vajzë, e cila raportohet të jetë Maria. Të dy shfaqen në foto me kurriz dhe imazhi i tyre nuk dallohet lehtësisht.

Sipas The Sun, futbollisti dhe 20-vjeçarja se kanë problem të shfaqin dashurinë e tyre në publik dhe se u kapën mat në momente intime në Londër.

Dele Ali mësohet se i është afruar vajzës së Guardiolës në një lokal dhe pas një bisede të gjatë shkëmbyen puthjen. Lojtari i Totenhem vetëm pak kohë më parë i ka dhënë lidhjes së gjatë me modelen 23-vjeçare Rubi Mae.

Rubi u nda nga futbollisti për shkak se u lodh nga sjellja e tij, pasi Dele kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite. Ndërsa Maria mësohet se i ka thënë miqve se me lojtarin janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.

Related posts

“Drama” e Joaquín/ Nuk fle dot nga VAPA dhe fillon të… numërojë DELET (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Autori i një goli që ka mbetur në historinë e Championsit, Barcelona njofton rinovimin e mbrojtësit

F.autor

PLAS GALLATA/ Përqeshet modeli i flokëve të Neymar në Botërorin e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment