Futboll Sport

NUK ËSHTË DËMTUAR E AS NUK ËSHTË PEZULLUAR/ Zbuloni futbollistin që i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar te Partizani

Mbrojtësi i Partizanit, Esin Hakaj, është i vetmi lojtar i kuq që i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar për “demat” në Kategorinë Superiore. Anësori i majtë nuk është dëmtuar, e as nuk është pezulluar deri më tani dhe renditet i pari si në ndeshje të luajtura, ashtu edhe në minuta.

Plot 2907 minuta për mbrojtësin 24-vjeçar, i cili po ashtu ka shënuar edhe një herë në Superiore, një supergol kundër Kastriotit. Lojtari i dytë më me shumë ndeshje është Eneo Bitri, me 32. Kapiteni Alban Hoxha ishte lojtari më me shumë ndeshje e më me shumë minuta, por për shkak të një dëmtimi pak javë më parë, mungoi dy sfida, çka i dha dhe “fronin” e lojtarit të pandalshëm.

 

Related posts

Conte kam një kontratë me Chelsea, dhe dua të qëndroj gjatë në Londër

Sadik.Autor

FA CUP/ Spektakël në derbin Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

DETAJI QË PO BËN XHIRON E BOTËS/ Bashkëshortja e trajnerit Tuhel fotografohet me 10 euro në çantë

Delo.autor

Leave a Comment