Futboll Seria A Sport

KONTRATË DY VJEÇARE/ Napoli zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Luçiano Spaleti është gjithmonë e më pranë firmës si trajner i ri i Napolit. Trajneri toskan është prej kohësh në kontakte me presidentin “axurr” Aurelio de Laurentis dhe pas dështimit në bisedimet me Serxho Konseisaon është shndërruar në opsionin numër një për të marrë skuadrën pas largimit të Xhenaro Gatuzos, pasi kërkohej një trajner italian.spaleti

Më 30 qershor do të skadojë kontrata e tij me Interin, më pas do të jetë i lirë të nënshkruajë akordin e ri. Për të është gati një kontratë dyvjeçare, për të cilën po përcaktohen detajet e fundit.
Dikush kishte menduar një përpjekje shpërqendrimi ndërkohë që tentohej të mbyllej marrëveshja me Kristof Galtie, i cili sakaq njoftonte ndarjen nga Lila, por zgjedhja tashmë duket e konfirmuar.

Related posts

MILAN NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi Rebiç lëndohet keq dhe lë menjëherë fushën

Delo.autor

CHAMPIONS/ Porto-Liverpool, Klopp ka në kontroll duelin çerekfinal (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SPASTRIM NË MADRID/ 6 lojtarë i kanë valixhet gati

F.autor

Leave a Comment