Futboll Sport

ZYRTARE/ Mbyllet aventura e Zidanit te Reali, klubi njofton largimin e trajnerit

Qarkullonte si lajm prej kohës, por tashmë është zyrtare. Zinedin Zidan nuk është më trajner i Realit të Madridit.

zinedine-zidane-est-apparu-agace-en-conference-de-presse__868232_
Ka qenë vetë klubi madrilen që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin e francezit. E ardhmja e Zidane ka qenë pikë diskutimi në kampin madrilen dhe siç duket ka marrë fund aventura e tij.

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.

Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Related posts

Roberto Carlos: Neymar duhet të pranojë vendin e tretë

Sadik.Autor

SKRINJIAR OPTIMIST: “DJALLI” nuk e ndal vrullin e INTERIT, sfidojmë edhe…

Isa.Autor

REAL MADRID KËRKON TA SJELLË NË “BERNABEU”/ Përfshihet në “operacionin” për transferimin e Neymar talenti…

Delo.autor

Leave a Comment