Futboll Seria A Sport

LARGIMI I CONTES/ Nga Bastoni tek Romelu Lukaku, po me yjet çfarë do të ndodhë tani?

Nuk ishin 13 milionë motivet që e ndanë Antonio Konten nga Interi. Nuk kishte fare lidhje rroga e tij. Numri që trembte trajnerin italian ishte 100 ose më shumë. Pra, kaq ishin milionat që zikaltrit duhet të arkëtonin nga merkatoja e ardhshme për të shmangur krizën ekonomike që e ka përfshirë.

Është e vërtetë që numrat duhet të rregullohen disi, por në këtë situatë do të thotë ndalesa e një projekti ambicioz dhe vënia në rrezik e së ardhmes. Trajneri nuk donte që të sakrifikohej asnjë nga yjet e skuadrës së tij dhe për të bërë 100 milionë, dikush duhet të shitej.

SITUATA – Pyetja kryesore është: Sa lojtarë të mëdhenj apo titullarë të këtij Interi fitues do të shiten? Nuk ka një përgjigje për momentin sepse nuk ka oferta.

Por, lajmi i keq është që do të largohen lojtarët të cilët do të shërbejnë për të rregulluar bilancin. Është më e lehtë që të sakrifikuarit të ishin Brozoviç apo Eriksen, por në të vërtetë ofertat më të mira i kanë lojtarët e tjerë. Lautaro ka merkato në Spanjë, ku Atletiko më shumë sesa Reali dëshiron të fitojë shërbimet e “El Toro”-s.

Bastoni është një mbrojtës që do të bënte komod shumë skuadra të mëdha në Europë. Por, largimi i Kontes mund të hapë skenarë të tjerë të pamenduar. Marrim Lukakun.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, belgu ka thënë se zgjodhi Interin vetëm për Konten. Lidhja mes tyre është shumë e fortë. Sot Lukaku është një sulmues i profilit të lartë dhe shitja e tij mund të vlejë shumë në aspektin ekonomik. Interi duhet të jetë i zoti që ta motivojë pa Antonio Konten. Edhe Barelës i është bërë një ofertë për rinovimin, kur ai firmosi me rrogë të ulët.

Por kujdes për De Vrajn. Mbrojtësi holandez ka menaxher Raiolën, i cili patjetër do të fillojë skemat e tij. Një tjetër lojtar i rëndësishëm për të cilin Interi duhet të jetë i kujdesshëm është Hakimi.

PSG-ja ka trokitur disa herë në derën e Interit. Në arkat e klubit nuk ka shumë para. Konte kërkonte investime, por “Suning” ishte për ridimensionim të pagave dhe shpenzimeve. Kjo gjë çoi në ndarjen e rrugëve. Po me lojtarët e rëndësishëm çfarë do të ndodhë tani?!

Related posts

SHQIPËRI-TURQI/ Panucci do të masë forcën në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“PIRLO? MË MIRË TË DIGJET ME IDETË E TIJ”/ Ancelotti: Milan ende larg Inter dhe Juventus

Delo.autor

ZERO MINUTA NË 9 NDESHJE/ Sarri harron se mbrojtësi Rugani është pjesë e Juventus, ja fati i tij

Delo.autor

Leave a Comment