Bundesliga Futboll Sport

“SKUADRA S’KA NEVOJË PËR MERKATO”/ Trajneri Nagelsmann: Ja si do të fitoj trofe me Bayern Munich

Julian Nagelsman do të nisë më gjashtë korrik punën si trajner i ri i Bajernit të Mynihut. 33- vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kampionët dhe pritet të nisë një cikël të ri në Mynih, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë duke parë trofetë e fituar nga Hansi Flik në 18 muajt gjatë drejtimit të klubit gjerman.

Megjithatë, Nagelsman nuk i trembet aspak trysnisë për të fituar trofeun e parë si trajner në karrierën e tij. “Është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrugën e suksesit që ka nisur prej gati një dekade. Një nga pikat që dua të ndryshoj është ajo e mbrojtjes. Për mua, një mbrojtje solide është çelësi i suksesit.

Dua një skuadër fleksibël taktikisht dhe një skuadër që shënon shumë. Kundërshtari nuk duhet të ketë shanse minimale ndaj nesh. Edhe pse mendoj që skuadra është gjysmë gati, gjithsesi do të duhen disa ndryshime pasi secili trajner ka idetë e tij për sa i përket rreshtimit në fushën e lojës”, tha Nagelsman.

TITULLI

Bajerni fitoi në sezonin e fundit titullin e 9-të radhazi dhe të 31-in në historinë e tij. Sigurisht që dëshira e drejtuesve do të jetë që skuadra të vazhdojë me këtë ritëm, por për Nagelsmanin do të jetë një sfidë jo e lehtë fitimi i titullit në sezonin e ardhshëm, për vetë faktin se rivaliteti pritet të jetë më i fortë:

“Ashtu siç e tha dhe Nojer, në sezonin e ardhshëm na pret një luftë e fortë për titullin, siç ishte edhe këtë sezon. Dortmundi ka një skuadër të fortë e cila do të forcohet edhe më shumë në sezonin tjetër, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të kërkojmë të mos zbresim na froni. Fitimi i titullit do të jetë pa dyshim një nga objektivat kryesorë, por edhe në Champions do të mundohemi të shkojmë sa më larg”.

MERKATO

Për trajnerin 33-vjeçar, skuadra e Bajernit nuk ka shumë nevojë për ndërhyrje në merkato dhe për këtë arsye grupi aktual nuk ka shumë arsye për ndryshim.

“Mendoj që skuadra është e kompletuar në të gjitha repartet, me përjashtim të mbrojtjes dhe ndoshta një mesfushor, por mund të them se nuk do të ketë blerje të mëdha pasi nuk është nevoja”, tha Nagelsman për “Sport Bild”.

Related posts

NDODH LIVE/ Reja i heq shiritin e kapitenit Hysajt, Berisha e pyet i shqetësuar: A ke folur me të? (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ James refuzoi Zidane, gjigantët e Anglisë kanë nisur sulmin

Delo.autor

Nga fëmijë në “legjendë”, tifozët e Atletico respektojnë numrin 9, ai ia shpërblen me dy gola (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment