Futboll Seria A Sport

LARGIMI I TEKNIKUT GATUSSO/ Kontratë 2-vjeçare, Napoli zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Luçiano Spaleti është gjithmonë e më pranë firmës si trajner i ri i Napolit. Trajneri toskan është prej kohësh në kontakte me presidentin “axurr” Aurelio de Laurentis dhe pas dështimit në bisedimet me Serxho Konseisaon është shndërruar në opsionin numër një për të marrë skuadrën pas largimit të Xhenaro Gatuzos, pasi kërkohej një trajner italian.

Më 30 qershor do të skadojë kontrata e tij me Interin, më pas do të jetë i lirë të nënshkruajë akordin e ri. Për të është gati një kontratë dyvjeçare, për të cilën po përcaktohen detajet e fundit.

Dikush kishte menduar një përpjekje shpërqendrimi ndërkohë që tentohej të mbyllej marrëveshja me Kristof Galtie, i cili sakaq njoftonte ndarjen nga Lila, por zgjedhja tashmë duket e konfirmuar.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht Kukësin me “POKER” dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

RUSI 2018/ Italia protagoniste, ja dy Botërorët që u vendosën nga penalltitë

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Akordi Inter-Barcelona, gati shkëmbimi në janar. Pritet “ok” nga Xavi

Delo.autor

Leave a Comment