Futboll Seria A Sport

S’PAGUAJ 40 MILIONË EURO PËR…”/ Debati i ashpër, zbulohen prapaskenat nga përplasja Maldini-Donnarumma

Ditët kalojnë dhe, siç ndodh zakonisht, shtohen detajet që plotësojnë mozaikun e largimit të Xhanluixhi Donarumës nga Milani. Portieri ka një kontratë deri më 30 qershor, por nuk do të ketë asnjë zgjatje të saj. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës ishte tepër e madhe e nuk do të mbushet kurrë. Sipas “Il Giornale”, portieri priti kualifikimin e Milanit në Champions me shpresën se klubi do t’i ofronte më tepër, por me sa duket, nuk i kishte bërë mirë llogaritë me durimin e drejtuesve. Të lodhur nga justifikimet e 22- vjeçarit, drejtuesit vendosën unanimisht për të investuar te Majk Menja i Lilës, ndërkohë që Xhixho ka mbetur pa kontratë e pa skuadër.

BALLAFAQIMI – Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga ana e së përditshmes italiane, mes portierit dhe drejtori Maldini kontaktet kanë qenë të vazhdueshme. Në ballafaqimin e fundit mes tyre, mësohet se Xhixho e ka njoftuar eprorin se çdo vendimmarrje do të lidhet me vullnetin e menaxherit të tij, Mino Raiola. “Do të bëj siç do më thotë Mino”, ka qenë qëndrimi i Xhixhos që e ka shqetësuar, por jo lëkundur Paolo Maldinin. Pasi ka njohur pozicionin e numrit 99, drejtori i ka dhënë fillesë operacionit “Menja” që do t’i kushtojë arkave të klubit 13 milionë euro për kartonin dhe rreth 15 milionë të tjera për rrogën e 25-vjeçarit në pesë sezonet e ardhshme.

Praktikisht, Milani zgjodhi të humbte Donarumën pa përfituar asgjë sesa të bënte lojën e Raiolës, i cili thuhet se kërkoi 10 milionë euro neto (20 mln nëse llogaritim taksat) për dy vjet, pa klauzolë lirimi që ta shiste atë tek ofertuesi më i lartë sapo pandemia të kishte përfunduar. Përgjigjja e Maldinit dukshëm ishte shumë e qartë: “Na vjen keq, por nuk po shpenzojmë 40 milionë euro për marrjen me qira të Xhixhos!”, çka bëri që palët të merrnin drejtime të ndryshme.

Related posts

Ankth në pritje të dënimit për Skënderbeun – tifozët në Korçë, mosbesues

Q.Autor

“KATALANASIT” NË KOLAPS/ Barcelona, 1 miliard euro për të fituar asgjë

Delo.autor

E BUJSHME/ BAYERN kërkon ndryshime në skuadër, synohet sulmuesi i Tottenham

Isa.Autor

Leave a Comment