Futboll Seria A Sport

LËVIZJE E PAPRITUR TEK INTER/ Pritej rinovimi i kontratës, por ja çfarë kërkon Conte…

Si duket festa për titullin teksa skuadra e Interit nuk është e destinuar të zgjasë shumë, pasi drejtues të klubit së bashku me stafin dhe lojtarët do të ulen në tavolinë për të folur për të ardhmen e skuadrës.

Një ndër ta është dhe tekniku Antonio Konte, kontrata e cila I skadon vitin tjetër dhe këtë sezon pritet  të fitojë 13.5 milionë euro sipas kontratës së nënshkruar që nga mbërritja e tij.
Por rinovimi me teknikun italian nuk do të jetë diçka e lehtë pasi Konte i ka kërkuar presidentit Stiven Zhang garanci të plotë, nisur dhe nga problemet e fundit ekonomike në shtëpinë e Interit.

Konte kërkon që të ruhet baza e skuadrës, pasi objektivi do të jetë vazhdimësia në kampionat dhe paraqitjet e mira në Ligën e Kamionëve. Gjithashtu në mbarim kontratë janë dhe Bepe Marota, Ausilio dhe Biasin, kontratat e të cilëve skadon po në vitin 2022.

Related posts

Begeja: Ndeshja ndaj Kamzës është e rëndësishme, jo përcaktuese

Sadik.Autor

Përfundon takimi i parë i Ligës së Kombeve, njihuni me rezultatin surprizë (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ / Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme…

F.autor

Leave a Comment