Futboll Kategoria Superiore Sport

LISTA/ Durrësi ka 27 vite që pret titullin, zbuloni heronjtë e Teutës në vitin 1994

Një qytet i tërë është në ankth sot për të festuar titullin e dytë në historinë e klubit 101-vjeçar të Teutës. Por, kush ishin protagonistët e trofeut të parë në Durrës në sezonin 1993-1994?.

“Panorama Sport” ju sjell sot 22 lojtarët që shkruan me germa të arta historinë e futbollit durrsak, duke filluar nga kapiteni Ardian Abazi dhe deri te sulmuesi Elton Koça. Më 23 prill të vitit 1994, skuadra e drejtuar nga Haxhi Ballgjini, fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë dhe siguroi titullin e parë në histori.

Festa ishte e çmendur në Durrës, ndërsa më pas në transfertën me Besëlidhjen në javën e fundit, u bë edhe ceremonia zyrtare e titullit, ku ish-drejtuesi i FSHF-së, Eduard Dervishi, i dorëzoi trofeun kapitenit Abazi.

Nga Teuta e atij viti sot punojnë në klub si trajnerë emra si Xhevahir Kapllani, Markelian Xhai dhe Gentjan Begeja.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Një tjetër goditje në merkato, ylli afrikan zbarkon në Barcelonë

Delo.autor

SAMPDORIA-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren e radhës në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TJETËR NDESHJE NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ Tirana kërkon mendimin e tifozëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment