Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Tirana në “Air Albania”. Rezultati 0-0

Duke filluar nga ora 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, teksa në këtë ndeshje objektivat bien poshtë pasi fitorja është detyrim moral për të dyja ekipet.

Të kuqtë do të vijnë me presion të madh në këtë ndeshje sepse fitorja e Teutës ndaj Kastriotit i ka shkëputur durrsakët 4 pikë larg në krye të klasifikimit. Ndërkohë që Tirana do të provojë gjithçka për të mbajtur gjallë shpresat për Kupat e Europës sezonin tjetër.

Derbi në 3 sfidat e tjera të sezonit flet në favor të Partizanit, me dy fitore të kuqve ndërsa një ndeshje është ndalur në barazim pa gola. Ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar sepse një derbi ngelet derbi dhe asnjëherë nuk mund të parashikohet rezultati pavarësisht formës së dy ekipeve.

 

LIVE/ Partizani – Tirana 0-0

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Momente paniku në zonë e Tiranës, Partizani është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të fitores.

90′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, në fushë Kale.

89′ Pranë golit Partizani me Jasir Asanin, futbollisti i kuq përfiton nga një dalje e gabuar e portieri Bekaj, provon me një gjuajtje drejt portës, por ndërhyn mjaft bukur Najdovski, që shpëton skuadrën nga një gol i sigurt.

89′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen nga fusha Broja dhe Stenio Zhunior, në fushë Kote dhe Kardozo.

85’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit në gjysmëfushën e Tiranës, por pa gjetur asnjë të çarë për t’iu afruar portës kundërshtare. Bie ndjeshëm rritmi i lojës në këto minuta të fundit.

78′ Dy zëvendësime te Partizani, largohet Çinari dhe Murataj, në fushën e lojës, Cara dhe Ferhan Hasani.

73′ Gafë e Jurgen Bardhit, përfiton aty Giamfi, që servir një top të bukur brenda zonës për Seferin, që gjuan brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

67′ Asani harkon me të majtën drejt zonë, topi shkon te Belica, që provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës të mbrojtur nga Bekaj.

62′ Fantastik Bitri, me ndërhyrjen brenda zonës. Mbrojtësi i “djeg” një shans të artë Seferit brenda zonës, pas asistit fantastik të Dansos. Minuta mjaft të mira për skuadrën e Shehit.

57′ Vendimtar Alban Hoxha me daljen e tij, gardiani i kuq, neutralizon një rrezik të bardhebluve.

53′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Torasa i dëmtuar, vendin e tij e merr Giamfi.

52′ Tjetër tentativë e Partizanit, me Jasir Asanin, që provon me të djathtën, por gjuajtja e tij ndalet nga Bekaj.

47’ E nis menjëherë me vrull Partizanin pjesën e dytë, duke krijuar menjëherë dy situata të vështira para portës bardheblu, por pa finalizuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta. “Dridhet” bardheblutë.

39′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje me kohë vonesë ndaj Malës. I drejtë vendimi i gjyqtarit Hamiti.

33′ Tjetër pretendim i Tiranës për prekje të topit me dorë brenda zonë, pas dueli mes Dansos dhe Belicës. Tefik Osmani ndëshkohet në stol me karton të verdhë për protesta.

32′ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

31′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja për ndërhyrje të ndaj Torasës.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Stenio Zhunior, te zona e 5 metërshit. Te stoli i kuq kërkojnë penallti. Rasti më i mirë deri në këto minuta.

26′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit. Futbollisti i parë i ndëshkuar në këtë sfidë, e cila deri tani ka qenë mjaft korrekte.

23′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi në këtë sfida.

17′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe u ndal pa problem nga portieri Bekaj.

16′ Shans i mirë për Tiranën, Seferi ul bukur në hyrje të zonës një top për Danson, që provon me të majtën. Futbollisti i skuadrës bardheblu, nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkon shumë larg portës.

14′ Danso pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt, protestojnë futbollistët bardheblu.

9′ Pasiguri e Bekajt, portieri i Tiranës, i dhuron goditjen e parë nga këndi Partizanit. Harkon Murataj, por kontrollon gjithçka gardiani bardheblu.

7′ Intesitet shumë i lartë në keto minuta, me të dyja skuadrat që luftojnë fuqishëm për çdo top. Të dy skuadrat duken të etura për ta fituar ndeshjen.

5′ Tirana e nis vrullshëm sfidën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Partizanit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, bardheblutë luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

Një tjetër kuqezi në lëvizje, mbrojtësi i U21 përfundon në Serinë C

Isa.Autor

16 GOLA NË 16 NDESHJE/ Ja kush është lojtari që po tërbon mbrojtjet në kampionatin holandez…

Delo.autor

E KËRKON JUVENTUSI/ Përgjigja PËRFUNDIMTARE e MARSELOS i bën bardhezinjtë të…

Isa.Autor

Leave a Comment