Luhet duke filluar nga ora 17:00, ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit, për javën e fundit në Kategorinë Superiore.
Ndonëse Partizani shanset për titull i ka të pakta, pas asaj humbje me Vllazninë, të kuqtë do të kërkojnë të marrin maksimumin, sipas asaj që tha trajneri Daja në konferencë.
Nga ana tjetër, Bylisi e ka si finale, me ballshiotët që renditen në vendin e parafundit dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shpresuar në një ndalesë të Kastriotit, për të marrë vendin e tetë, që do i kalonte ata në “play out”. Pritet një sfidë e luftuar në “Adush Muça” me skuadrat që do kërkojnë të marrin maksimumin.
LIVE/ Bylis – Partizani 2-4
Spahiu 26′, Antoni 70’/ Cara 34′, Kardozo 62′, Selita 89′, Mala 92′
Komenti live:
92′ GOOOOOL PARTIZANI 2-4/ Shënon edhe Mala, që hipotekon fitoren e Partizanit.
89’ GOOOOL PARTIZANI 2-3/ Gerti Selita përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në fundin e rrjetës.
72’ Tjetër penallti për Bylisin, pas një ndërhyrje të gabuar në zonë. Këtë herë e merr përsipër Qardaku ta gjuajë, i cili gabon duke gjuajtur mbi traun e portës.
70’ GOOOOL BYLIS 2-2/ Bitri prek topin me dorë në zonë dhe la penallti. Antoni i saktë nga 11 metra, duke e ndalur topin në rrjetë.
62’ GOOOOOL PARTIZANI 1-2/ Përmbysin rezultatin të kuqtë e Ilir Dajës. Është Lukas Kardozo, i cili pas një topi të mbetur në zonë, gjuan menjëherë dhe e ndal topin në rrjetë.
50’ Pretendon për penallti Partizani. Cara bie në zonë pas një ndërhyrje të marrë nga Hadroj, pro nuk është i këtij mendimi arbitri, i cili vazhdon lojën.
45′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
34’ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Fantastik Tedi Cara, i cili pasi futet në zonë, gjuan bukur dhe ia del ta ndalë topin në fundin e rrjetës.
26’ GOOOOL BYLIS 1-0/ Fantastik Renato Spahiu, i cili pas një topi të marrë në zonë, rrotullohet bukur dhe gjuan me të djathtën, për ta ndalur topin në rrjetë.
21’ Tedi Cara ndalet te shtylla. Sulmuesi i të kuqve i driblon të gjithë që i dalin para, por në momentin e fundit pasi shfaqet i vetëm para portierit ndalet nga shtylla.
10’ Mundësi e parë e rrezikshme për Partizanin, me Çinarin që merr një top të mirë nga Cara, por gjuajtja e shkodranit është e dobët.
Starton sfida!
