Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Juventus shkon në finale. Pas Champions dhe Europa League, Inter jashtë Kupe

Interi del jashtë Kupës së Italisë dhe është Juventusi i Andrea Pirlos ai që avancon dhe shkon në finalen e madhe, ku do të presë fituesin e çiftit Atalanta-Napoli.

Bardhezinjtë kanë menaxhuar ndeshjen e parë në “San Siro”, ku fituan 2-1 ndaj zikaltërve me dy golat e Ronaldos. Në Torino, skuadra e Contes e ka kërkuar golin me ngulm por nuk ka mundur të çajë dot “gardhin” e ndërtuar nga vendasit.

Kampionët e Italisë kanë menaxhuar më së miri dhe përtej disa rreziqeve, nuk janë frikësuar për asnjë moment. Interi u hodh all in në pjesën e dytë dhe madje pati edhe disa shanse, por shumë goditje këndi të fituara. Madje, Ronaldo iu afrua edhe golit por Handanovic bëri superpritje.

Rasti më flagrant i ndeshjes mbetet ai i Lautaro Martinez në fillim, kur pati shansin e artë për të shënuar, por bëri një veprim totalisht të gabuar duke goditur me portën thuajse bosh në drejtim tjetër.

Skuadra zikaltër më pas kërkoi penallti, por VAR dha konfirmim se nuk ishte dhe arbitri Mariani vazhdoi lojën.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-1

Delo.autor

JO VETËM BARCELONA/ Liverpool dhe Manchester United futen në garë për 40 milionëshin e La Liga-s…

Delo.autor

“MË KANË BËRË PADREJTËSI”/ Ergys Kaçe: Në Greqi më shikonin sikur kisha vrarë njerëz, më ndihmoi…

Delo.autor

Leave a Comment