Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Rezultati 1-0

Luhet duke filluar nga ora 17:00, ndeshja mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 34-t në Kategorinë Superiore. Vllaznia nuk dorëzohet për titullin kampion, ndonëse janë 5 pikë larg Teutës kryesuese dhe për këtë arsye do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e sotme.

Nga ana tjetër, Kastrioti luan sot një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën, duke qenë se pikët përballë njërit prej ekipeve që synon pjesën e sipërme të tabelës, do të kishin vlerë edhe morale dhe motivimi për futbollistët. Megjithatë, ky 90-minutësh nuk është shpresa e vetme e skuadrës krutane, e cila në ndeshjen e ardhshme, ka një finale me rivalin direkt për mbijetesën, Bylisin.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të krkojn ë të dalin me kokën lart, nga “Loro Boriçi”.

 

LIVE/ Vllaznia – Kastrioti 1-0

KOMENTI LIVE:

72’ Husein bën një lëvizje mjeshtërore në afërsi të zonës, e më pas gjuan fort me të djathtën, por Zogoviç grushton në korne dhe shpëton portën.
62’ Patrik Bardhi korosn në zonë nga një goditje dënimi, Rezi devijon me kokë, por “sfera” shkon në duart e Zogoviç.

58’ Goditje fantastike me të majtën e Agnaldo Moraes nga një pozicion diagonal jashtë zone, por Zogoviç bën mrekullinë me një grushtim në korne.

53’ Herald Marku ekzekuton me të majtën një goditje dënimi nga një pozicion diagonal, topi prek vetëm e jashtme.

47’ Goditje dënimi për Kastriotin, Bardhi kroson në zonë, aty ku Shkalla kërcen me kokë, por topi përfundon jashtë.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Husein kombinon me Mehmetin dhe ky i fundit tenton portën nga rreth 25 metra, por topi shkon direkt në duart e portierit Zogoviç.

42’ Da Silva lëshon një predhë me të djathtën nga jashtë zone, por Hidi grushton në korne dhe eviton golin.
38’ Kundërsulm i Kastriotit me Bardhin në krahun e djathtë, që shërben te Moraes dhe ky i fundit menjëherë jep një asist për Mehmetin në hyrje të zonës. Mesfushori godet fort me të majtën dhe topi shkon mbi traun e portës.

15’ Ardit Hoxhaj lëviz mirë në krahun e djathtë dhe shërben në zonë për Avdijajn, që pasi kontrollon topin, godet fort me të djathtën, por Hidi shpëton Kastriotin nga një gol i sigurtë, duke grushtuar në korne.

7’ Aksion fantastik i Vllaznisë me Viktor Da Silvën, që kombinon mjaft bukur me Imerin dhe Avdijajn, e më pas godet fort me të djathtën nga afërsia e zones, teksa topi përplaset në shtyllën e majtë pingule.

Starton sfida!

Related posts

ZGJEDHJET E FSHF-SË DHE FINALJA/ Ekspertët e UEFA-s takim me kryeministrin Rama

Delo.autor

Di Francesco entuziast para derbit, komenton edhe Liverpool-in

Sadik.Autor

CHELSEA-TOTTENHAM/ Sarri synon firoren për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment