Futboll Kategoria Superiore Sport

LOJTARI I MOMENTIT NË SUPERIORE/ Sulmuesi Zhunior: Luftë për titullin, meritonin më shumë ndaj Skënderbeut

Sulmuesi i Partizanit, Stenio Zhunior, është lojtari i momentit në Superiore. Bomberi po shënon rregullisht dhe është shumë i rëndësishëm për Partizanin. 29-vjeçari, pas një starti disi të ngadaltë, ka gjetur formën e tij më të mirë dhe po vazhdon të jetë protagonist ndeshje pas ndeshjeje.

Edhe në takimin e fundit kundër Skënderbeut, braziliani gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar një gol tepër të bukur. Pas një kontrolli perfekt të topit brenda zonës, Zhunior gjuajti më pas me të djathtën për të mposhtur portierin Rexhepi.

Megjithatë, goli i Zhuniorit nuk mjaftoi që Partizani të marrë tri pikët e plota, pasi Skënderbeu barazoi në pjesën e dytë me anë të Mensah. Për këtë barazim, Zhunior nuk e fshehu zhgënjimin e tij duke thënë se Partizani meritonte më shumë. “Barazimi kundër Skënderbeut nuk ishte rezultati i duhur, meritonim më shumë. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të luftojmë për objektivin tonë deri në sekondën e fundit. Lufta vazhdon”, shkroi braziliani.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht dhe eliminon Barcelonën

Delo.autor

Nis sfida miqësore në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Panucci-t kundër Norvegjisë

Sadik.Autor

NDËRPRITET NDESHJA/ Rrëzim kaq të frikshëm në futboll nuk keni parë, lojtari humb ndjenjat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment