Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Juventus projekton Igli Taren dhe Inzaghin për revolucionin e madh

Juventusi po kalon sezonin më të vështirë të 10 viteve të fundit, teksa përveç se e kanë humbur titullin, tashmë rrezikojnë edhe të mbeten edhe jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.  Akuza për këtë formë të bardhezinjve, shkon pikërisht te trajneri Andrea Pirlo, i cili pas përfundimit të këtij sezoni do të shkarkohet me shumë mundësi, por nuk do të jetë i vetmi.

Drejt largimit nga bardhezinjtë është edhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi.  Drejtuesit e Juventusit po punojnë për trajnerin e ri për sezonin tjetër dhe alternativat nuk mungojnë.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, në fillim të listës është trajneri aktual i Realit Zinedin Zidan, por jo vetëm. Thuhet se në listë është edhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi i cili e njeh mirë kampionatin dhe te Juventusi mund të bënte mirë.

Bashkë me Inzagin te Juventusi mund të shkojë edhe drejtori i Lacios, Igli Tare, i cili do të merrte vendin e Paratiçit. Te Juventusi po mendojnë për një revolucion të madh dhe gjithçka mund të fillojë me Taren dhe Inzagin në krye të skuadrës.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK EVERTON/ Ancelotti zbulon prapaskenën: Kisha kontakte me drejtuesit e…

Delo.autor

ISMAJLI E BËN SEFTE NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës ndaj Bologna-s (VIDEO)

Delo.autor

KTHEHET NË “PËRBINDËSH”/ Shikoni si Donnarumma shlyen golin e falur me tri superpritje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment