Futboll Kategoria Superiore Sport

“LUFTA” VAZHDON NË SUPERIORE/ Titulli bëhet “çmenduri”, ja llogaritë për të dalë kampion…

Përfundimet e javës së 34-të të Superiores, në vend që të hidhnin dritë, më shumë i kanë shtuar pikëpyetjet e verdikteve, si në pjesën e rënies nga kategoria, por edhe për kampion. Çështja e titullit mbetet e hapur, madje është kthyer në çmenduri, ku në fazën e katërt kemi pasur thuajse çdo javë rokada në krye të klasifikimit.

Lufta katërshe për t’u shpallur kampion vijon, ku Partizani, Teuta, Laçi dhe Vllaznia i kanë shanset për titullin. Nga renditja aktuale, Partizani është skuadra që e ka më shumë vetë në dorë fatin për kampion, pasi me fitoren ndaj Teutës bashkëkryeson me durrsakët, por u ka djegur mundësinë e bilancit direkt, pasi me fotofinish është superior ndaj “djemve të detit”. Partizani dhe Teuta kanë nga 62 pikë, me të kuqtë në vend të parë për arsyet e mësipërme, ndërsa pas tyre vjen dyshja Laçi-Vllaznia me 2 pikë më pak.

Java e 35-të, e cila do të luhet e gjitha të premten, është “zjarr” pasi ofron dy përballje direkte me katër të parave. Partizani pret Vllazninë, ndërsa Laçi pret Teutën. Nëse të kuqtë mposhtin shkodranët, i bie që Partizani të jetë më një dorë te titulli, pasi në fund ndeshen me Bylisin, që thuajse është dorëzuar. Intrigues pritet të jetë edhe rezultati i çiftit tjetër, Laçi-Teuta, që mund të sjellë edhe ndonjë rokadë.

Ekzistojnë akoma dy skenarët e çmendur që të kemi mbylljen e kampionatit nga tri ekipe me 66 pikë: Partizani, Laçi dhe Teuta, apo të katërta ekipet ta mbyllin me 64 pikë të barabarta.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona rrezikon falimentimin, ja shifra e “çmendur” e borxhit

Delo.autor

Messi nuk ndalet, Barca po e deklason Chelsean

Q.Autor

“NUK KA SKUADRA TË LEHTA, JEMI PËRGATITUR PËR FITORE”/ Mesfushori Vila: Titulli? Kush do gabojë më pak do arrijë të…

Delo.autor

Leave a Comment