Futboll La Liga Sport

TITULLAR I PADISKUTUESHËM/ Mesfushori i Barcelonës merr pushimet përpara kohe për shkak të…

Java e fundit nuk ka asnjë vlerë për skuadrën e Barcelonës, e cila me shumë mundësi do të bëjë rrotacion dhe do t’u japë mundësinë futbollistëve që kanë luajtur më pak në këtë sezon.

Por, ata që kanë akumuluar shumë minuta do të nisin pushimet e parakohshme dhe njëri prej tyre është Pedri. Talenti i Barcelonës është lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në 37 ndeshjet e luajtura në La Liga. Ai do të grumbullohet nga trajneri Luis Enrike për kampionatin Europian dhe për këtë arsye është mirë që të pushojë disa ditë më shumë dhe të karikojë bateritë për t’u bërë lojtar i vlefshëm për “Furinë e Kuqe”.

Pedri ka qenë një nga zbulimet e Barcelonës këtë sezon. Ai u përshtat mjaft mirë me Lionel Mesin dhe në disa ndeshje ka qenë vendimtar me asistet dhe pasimet e tij në mesfushë. Pedri është grumbulluar gjatë eliminatoreve të Botërorit dhe ka qenë një alternativë interesante për Luis Enriken. Tani duhet të bëhet gati për Europianin “Euro 2020”, i cili nis më 11 qershor.

Related posts

“NUK KEMI PRESION PËR FITORE”/ Salihi: Atmosfera në skuadër është më e mirë se dy grumbullimet e fundit

Delo.autor

JO VETËM CONTE/ Gati “flijimi” i radhës tek Inter-i. “Demi” Lautaro drejt gjigandëve spanjoll…

Delo.autor

SPECIALE/ Real Madridi ka një mbret të ri dhe emri i tij është Vinicius!

Delo.autor

Leave a Comment