Champions League Futboll Sport

MANCHESTER CITY-PSG/ Pochettino: Kjo sfidë e madhe është më e vështirë se finalja, duhet të jemi…

Në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions-it kundër Sitit, Mauricio Poçetino pret gjithashtu që skuadra e tij të vuajë për të arritur në finale, megjithatë PSG-ja është e përgatitur për këtë.

Si është Mbape?

Situata e tij ka ende nevojë që të vlerësohet. Sot (dje) ai do të stërvitet i vetëm. Do na duhet t’i bëjmë disa teste të tjera. Më pas të shohim. Vendimin nëse do të luajë apo jo do ta marrim nesër (sot).

A është e aftë skuadra juaj për t’i mbajtur topin Sitit?

Po, ky është qëllimi ynë. Do të jetë një sfidë e madhe. Siti ka luajtur me të njëjtën filozofi në 5 vitet e fundit. Kjo skuadër është ndërtuar për të luajtur në atë mënyrë. Ne do përpiqemi të mbajmë topin, por duke ruajtur ekuilibrin mes fazës sulmuese dhe mbrojtëse. Në çdo rast do të jemi gati të vuajmë.

Mendoni si Guardiola, i cili tha se gjysmëfinalja e kthimit është më e vështirë sesa të përgatitësh një finale?

Sigurisht që është shumë e vështirë. Finalja luhet me një ndeshje dhe varet nga shumë faktorë. Në këtë duel do të ketë emocione sepse kemi humbur sfidën e parë dhe kjo do të ndikojë në mënyrën e lojës tonë. Duhet të marrim disa rreziqe, të tregohemi të guximshëm, agresivë.

Do të jetë e rëndësishme të shënoni shpejt?

Është e vështirë të dish se cili do të jetë çelësi i ndeshjes. Futbolli ndonjëherë surprizon. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë me dy gola.

Mendoni se presioni më i madh është mbi Guardiolën dhe jo mbi ju, duke qenë se Siti nuk ka shkuar kurrë në një finale?

Është e vështirë që të shkosh edhe në gjysmëfinale. Duhet të argëtohesh, të jesh i qetë, të luash mirë dhe të jesh më mirë se kundërshtari. Unë jam shumë i qetë, siç isha 2 vite më parë me Totenhemin.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Manchester United mposht Evertonin e Anchelottit

Delo.autor

EKIPI I TYRE PO SHKËLQEN/ Ultrasit e Atalantës bëjnë gjestin e madh në ndihmë të spitalit

Delo.autor

“ËSHTË MOMENTI I DUHUR PËR TË FOLUR PËR…”/ Ja çfarë tha Lukaku pasi u la në tribunë në sfidën ndaj Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment