Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Ilir Daja i jep lamtumirën Skënderbeut, gati kalimi tek klubi i madh i Superiores…

Ilir Daja i ka dhënë lamtumirën klubit të Skënderbeut, duke u larguar nga klubi korçar. Zyrtarizimin ai e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale, me një mesazh drejtuar sidomos tifozerisë me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë gjatë viteve kur Skënderbeu shkroi historinë ne Shqipëri dhe Europë.

“Korça më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time, për qytetarinë, kulturën dhe respektin që e kam hasur kudo, si dhe për miqtë e shumtë që më kanë mbështetur në punën time. Skënderbeu më dha mundësine për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë.

Një falenderim special shkon për tifozerinë e Skënderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar veçmas. Për gjithçka kemi përjetuar bashkë, sukseset që kemi arritur, dëshiroj që rrugët tona të bashkohen sërish një ditë, për të arritur gjëra edhe më të mëdha, se sa ato të cilat tanimë janë shkruar në histori!”, ishin fjalët e Dajës.

Tanimë pritet thjesht zyrtarizmi i tij te Partizani, pasi palët kanë qenë prej ditësh në bisedime dhe gjithçka po shkon drejt firmës.

Related posts

SUPERGOL/ VIDAL shënon një gol që se ka shënuar as MESSI dhe RONALDO

Isa.Autor

“QERSHIA MBI TORTË”/ Njihuni me ish të DASHURËN e futbollistit të NJOHUR nga Serie A (FOTO)

Isa.Autor

SKANDAL NË KATEGORINË E PARË/ Përplasje e paprecedentë, skuadra mike ngujohet në dhomat e zhveshjes. 2 persona në Polici

Delo.autor

Leave a Comment