Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Mourinho zgjedh portierin e ri, Roma futet në garë për objektivin e madh të Milan-it…

Zhoze Murinjo nuk ka filluar punë ende si teknik i Romës, por në mendjen e tij planet për të ardhmen me verdhekuqtë janë të mëdha.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Murinjo ka zgjedhur portierin e ri për ekipin e tij dhe ai është Mike Maignan, gardiani francez i Lilës.

Maignan është një objektiv i vjetër i Milanit, e cila po pret Donarumën të vendosë të ardhmen e tij, por drejtori i sportiv i verdhekuqve Tiago Pinto ka nisur negociatat me klubin francez me kërkesë të Murinjos.

27 vjeçari u thirr i portier i tretë i kombëtares franceze nga trajneri Didier Deshmap, por të gjithë e shohin si pasardhësin e portës së “gjelave”, gardianin e Lilës e cila është vetëm një ndeshje larg shpalljes kampion në Francë duke mundur konkurrencën e PSG-së.

Nuk dihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e Maignan, por ambiciet e Murinjos me kryeqytetasit janë të mëdha.

Related posts

I BËRI KRENARË SHQIPTARËT ME ARRITJEN E SAJ/ Por xhudistja Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e artë, ja arsyeja…

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United nuk heq dorë nga kampioni i botës

Isa.Autor

E bleu për 45 mln euro, ja ku mund ta dërgojë Reali talentin brazilian (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment