Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dy oferta në tavolinë, Ja kërkesa e Jasir Asanit për të rinovuar me Partizanin…

Jasir Asani është një nga lojtarët më të mirë në Su periore, jo vetëm të këtij sezoni, por që nga koha kur firmosi me Partizanin dhe nisi aventurën e tij si “dem i kuq”. Mëngjarashi ka një teknikë të shkëlqyer dhe është një nga dribluesit më të mirë, duke krijuar shpeshherë superioritet numerik në favor të skuadrës së tij. Së fundmi, mesfushori i shtoi lojës së tij edhe shënimin e golave, duke qenë golashënuesi më i mirë i të kuqve këtë sezon, me 9 gola të realizuar. Gjithashtu, Asani ka shtuar edhe altruizmin e tij, duke krijuar shpeshherë raste shënimi për shokët e tij dhe këtë gjë e tregojnë edhe statistikat. Përveçse është golashënuesi më i mirë, Asani numëron dhe 8 asiste, duke i qenë i pari edhe në këtë listë.

KONTRATA-Kontrata e JasirAsanit skadon këtë verë me Partizanin. Normalisht, klubi i kuq do të dëshironte që 26-vjeçari të rinovojë, madje ia ka lënë në dorë pikërisht mëngjarashit të vendosë në tavolinë kushtet e tij. Pas disa kohësh mendime, Asani ka shtruar në tryezën e klubit kushtin e tij për të rinovuar: Pagë 10 mijë euro në muaj! Një shumë e konsiderueshme kjo për Partizanin, që është në vështirësi për të vendosur në këto momente.

AFATI – Ndoshta si larg e larg, por Asani i ka vendosur limit Partizanit ose, më saktë, një afat të fundit për të vendosur. Mesfushori në një prononcim të tij theksoi se do të vendosë për të ardhmen e tij brenda 10 ditëve, nëse do të rinovojë me Partizanin dhe të qëndrojë në Superiore apo të largohet në një kampionat jashtë Shqipërisë, pasi deri më tani i ka dy oferta në tavolinë, njëra prej të cilave është nga Dubai. Në rast se Partizani do të mbajë një nga “xhevahirët” e klubit në ekip, duhet të vendosë brenda 10 ditësh.

SITUATA – Situata te Partizani për momentin nuk është optimale, pasi përveç faktit që duken të dorëzuar për titullin, duhet të bëjnë maksimumin edhe te rinovimet, për të mbajtur lojtarët më të mirë në ekip, një prej të cilëve është pikërisht edhe Asani.

Related posts

NUK ËSHTË KYLIAN MBAPPE/ Legjenda Xavi befason të gjithë: Ky do të bëhet lojtari më i mirë në botë…

Delo.autor

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Sadik.Autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Fangaj pritet titullar tek shkodranët, Xhixha starton nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment