Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ E zyrtarizon vetë futbollisti, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Prishtinën

Mesfushori kosovar, Mërgim Pefqeli nuk është më lojtari i Prishtinës. Ka qenë vetë lojtari i cili ka njoftuar largimin nga kampionët e Kosovës.

Mes 27-vjeçarit dhe bardhebluve nuk është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës dhe në këtë situatë lojtari tashmë ka njoftuar largimin.

Te Prishtina kanë nisur të punojnë për sezonin tjetër, ku do të ndërtohet një skuadër që të jetë përsëri konkurruese.

Postimi i lojtarit: 

Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit “PRISHTINA” duke mos arritur akord për të vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit. Dua që ti falënderoj të gjithë kontributdhënësit e klubit, stafin tekink dhe bashkëlojtarët e mi, me të cilët ia arritëm qëllimit ta sjellim titullin e kampionit pas shumë viteve. Poashtu dua ti falenderoj tifo-grupin “PLISAT” për mbështetjen e padiskutueshme. Së fundi, i dëshiroj klubit suksese në garat europiane dhe të na përfaqësojnë denjësisht .

Related posts

“MUND TË ISHTE MË I MIRI NË BOTË, POR…”/ Ish-futbollisti i Manchester United tregon veset që i shkatërruan karrierën Anderson

Delo.autor

TENIS/ Pozitiv me koronavirus 3 javë para Australian Open, ish-numri 1 në botë hyn në karantinë

Delo.autor

Quintero befason Japoninë, Kolumbia vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment