Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi që mund të zëvendësojë Mandzukic, Milan “piketon” një kampion bote

Te Milani është gjithmonë një ditë e mirë për të menduar për merkaton dhe ajo e sezonit të ardhshëm ka në axhendë edhe afrimin e një sulmuesi me eksperiencë që të shërbejë si shpatull, apo edhe si zëvendësues i Zlatan Ibrahimoviçit, në rast mungese të suedezit.

Këtë rol nuk ka ditur ta bëjë Mario Manxukiçi në 5 muajt e fundit, pasi është përndjekur edhe nga dëmtimet, por Paolo Maldini ka vendosur të rikthehet në sulm për Olivie Zhirunë.

Francezi do të largohet këtë verë nga Çelsi me parametër zero dhe Milani është gati t’i ofrojë të paktën dy vite kontratë. Kampioni i botës me “Gjelat” është një lojtar që garanton peshë në sulm, por edhe gola (24 ndeshje 11 gola këtë sezon), ndaj emri i Zhirusë duket i duhuri për sezonin e ardhshëm.

Related posts

RONALDO FESTOI 37-VJETORIN/ Shikoni dhuratën “familjare” që i bën Georgina Rodriguez (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“ZJARRI” I RI “TIKI-TAKA”/ Modelja Gonzales merr vëmendjen në Itali: Idhulli im është Messi

F.autor

KËRKON ZËVENDËSUESIN E CALHANOGLU/ Jo vetëm Diaz, zbulohet objektivi i madh i Milan-it

Delo.autor

Leave a Comment