Futboll Premier League Sport

NUK KANË FUND TELASHET PËR OZIL/ Vinnie Jones ironizon: Ik PUNO në ndonjë KANTIER

Nuk është saktësisht periudha më e mirë në karrierë për Mesut Ozil. Gjermani ka kaluar një verë të nxehtë dhe jo vetëm për shkak të temperaturave. E gjitha filloi me foton tashmë të famshme me Erdogan dhe me polemikat që paraprinë kampionatin botëror. Aventura në Rusi, ku Mannschaft dështuan nuk bëri gjë tjetër, por agravoi më shumë një situatë tashmë të nxehtë. Më pas erdhi lamtumira nga ekipi kombëtar dhe debati me Federatën Gjermane të Futbollit, duke e akuzuar për racizëm dhe mungesë respekti. Dhe kur u kthye në Angli, gjërat nuk shkuan më mirë, ku pati mosmarrëveshjet e para me Unai Emery, trajnerin e ri të Arsenalit.

Kritikat e fundit ndaj gjermanit kanë ardhur nga Vinnie Jones, një nga simbolet e futbollit të vjetër anglez. Dhe ish-lojtari i Wimbledon, një nga djemtë e këqinj të futbollit, nuk ka qenë aspak i butë me Ozil-in, të cilin e akuzon për mungesë angazhimi. “Nëse nuk dëshiron të luajë futboll, atëherë të punojë në një kantier ndërtimi, në një spital ose të gatuajë ushqim për të varfrit. Bëj diçka që vërtet të bën krenar, nëse nuk je i lumtur duke bërë punën më të mirë në botë “.

Zyrtarisht Ozil nuk ka luajtur në asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni, për shkak të një dëmtimi, por disa gazeta britanike kanë raportuar se gjermani ka refuzuar të luajë , për shkak se Emery i ka kërkuar të ndryshojë pozicion në fushë.

Related posts

ZYRTARE/ Roma kryen goditjen e madhe “falas”! Pronari i ri e nis me sulmuesin…

Delo.autor

Atmosferë festive/ Lojtarët e Skënderbeut ia marrin këngës para takimit me Flamurtarin

Isa.Autor

“KA KUFIJ QË NUK DUHEN KAPËRCYER”/ Hënes e ka me Barcelonën: Bëjnë rrush e kumbulla paratë e bankave

Delo.autor

Leave a Comment