Futboll Seria A Sport

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Kjaer: Prita 15 vite për këtë ndjesi, falënderoj tifozët…

Së bashku me Tomorin, nxorën jashtë loje kapitenin Romanjoli, megjithatë Simon Kjaer është një nga arkitektët e pesë ndeshjeve radhazi pa pësuar për Milanin.

Pas ndeshjes me Atalantën, 32-vjeçari deklaroi për televizionin e klubit: “Ndiej shumë kënaqësi. Një vit e gjysmë punë me shumë. Arritja e Champions-it ishte e pabesueshme. Kemi bërë gjëra të mëdha dhe këto ndeshje kanë treguar forcën tonë. Të gjithë do ta kujtojmë këtë ditë. Sonte kishte gjithçka për të fituar ose gjithçka për të humbur.

Në moshën 32-vjeçare, pas 15 vitesh futboll profesionist, kuptoj se është për këto ndeshje që luaj futboll. Falënderoj të gjithë tifozët. Prania e tyre është diçka që unë do ta kujtoj gjithë jetën”

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Plas” te Gjermania, ndërpritet stërvitja. Pesë lojtarë rezultojnë…

Delo.autor

Inzaghi: Nuk e kisha vënë re, por kjo është e pabesueshme

Q.Autor

“MBRETI” MYRTO UZUNI/ “Tripleta” e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment