Futboll Sport

MURINJO SJELL REVOLUCION TE ROMA/ Verdhekuqve pritet t’i bashkohet edhe legjenda italiane

Afrimi i Zhoze Murinjos si trajner i Romës do të sjellë ndryshime të mëdha tek verdhekuqtë si në aspektin futbollistik ashtu dhe në atë drejtues.

Sipas “Il Messaggero” emri i ri që mund t’i bashkohet Murinjos në stolin e Romës është legjenda e klubit Daniele De Rossi, i cili do të marrë rolin e ndihmësit të teknikut portugez. Që prej marsit të këtij viti, De Rosi punon si ndihmës i Mançinit në kombëtaren italiane, por mund të bëjë një rikthim në Trigoria me afrimin e “Special One”.

Pronarët e Romës, Dan dhe Rajan Fredkin kanë premtuar afrime të futbollistëve me zë për të ndërtuar një projekt fitues me ekipin kryeqytetas dhe afrimi i një legjende të klubit si De Rosi do të ndikonte në aspektin psikologjik të skuadrës.

Kujtojmë se Roma nuk është i vetmi klub që përdor këtë një strategji të afrimit të legjendave të klubit teksa më parë Interi, Juvja dhe Milani kanë bërë të njëjtën gjë duke afruar në bordet e ekipit emra si Zaneti, Maldini dhe Nedved.

Related posts

E BUJSHME/ Shevchenko gati për rikthimin tek ish-skuadra e tij, pritet t’i zërë vendin…

Delo.autor

Neymar shpenzon energji në fushë, Bruna Marquezine relaksohet në det!

Isa.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang dyfishon epërsinë për “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment