Futboll Seria A Sport

LAJM I MIRË/ Ministria e Shëndetësisë merr vendimin, sezonin e ri stadiumet do të jenë të hapura për tifozët

Zëvendës sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë, Andrea Kosta me anë të një interviste të dhënë për mikrofonat e radios “Radio Punto Nuovo”, deklaron se Seria A duke filluar nga muaji gusht, muaj që përkon me fillimin e sezonit të ri, stadiumet për tifozët do të hapen me 25% të kapacitetit të tyre:

“Kemi folur sot në mëngjes me ministrin e Shëndetësisë, Speranca dhe për sezonin e ri do t’iu jap lajmin se duke filluar nga 22 gushti, stadiumet do të hapen për tifozët në 25% të kapacitetit.

Do të ketë një përparim gradual në javët në vijim me një përqindje rritje. Duhet maturi, një ndjenjë përgjegjësie, por kjo gjë kurrë nuk ka munguar tek qytetarët italianë.”, përfundoi fjalën e tij, zëvendës sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë, Andrea Kosta.

Related posts

KAOS TEK MILAN/ Paolo Maldini dhe Boban takim urgjent me administratorin e klubit për…

Delo.autor

I ÇMENDUR/ BOLT përgatit DEBUTIMIN në Australi, TITULLAR tek skuadra e Mariners

Isa.Autor

SËRISH NDRYSHIME TEK MILANI/ Ikën Tare, e pëson edhe drejtori sportiv shqiptar

F.autor

Leave a Comment