Basketball Sport Të tjera

NBA/ Lakers në telashe, basketbollisti Davis dëmtohet sërish dhe rrezikon të mos luajë

Humbja në ndeshjen e katërt çerekfinale play off ndaj Phoenix nuk është lajmi më i keq për Lakers (barazim 2-2 me ndeshje). Në këtë takim u dëmtua Anthony Davis, që nuk luajti në pjesën e dytë. Kjo mungesë në parket ndikoi më pas në humbjen e ekipit kalifornian, që rrezikon të mos ketë shtatlartin edhe në takimin e radhës.

Davis u dëmtua në pjesën e sipërme të kofshës së majtë dhe, sipas stafit mjekësor, është në dyshim. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite dhe më pas do të vendoset nëse do të luajë apo jo. Ka gjasa që ai të mos luajë pas 48 orësh, në takimin e radhës në Phoenix, për t’u rikuperuar 100% për sfidën e gjashtë.

Related posts

POLEMIKAT PËR ABUZIMIN SEKSUAL NGA NJË ZYRTAR KINEZ/ Reagon tenistja Shuai: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

MARRËVESHJA PËR 150 MIJË EURO/ Mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Sadik.Autor

Leave a Comment