Futboll Seria A Sport

NGA DONNARUMMA TEK RONALDO/ Në Serinë A zgjedhin më të mirët e sezonit 2020-2021

Seria A la pas një sezon fantastik ku lufta për një vend në zonën Champions u bë deri në javën e fundit ndërsa Interi u shpall kampion disa ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Ditën e sotme në Itali janë shpërndarë çmimet individuale për futbollistët që kanë kontribuar më shumë gjatë sezonit 2020-2021. Emrat e fituesve janë aq sa befasues por dhe të meritua në të njëjtën kohë.

Duke nisur nga porta, çmimin si gardiani më i mirë i Serisë A për sezonin që lamë pas e fitoi Xhixhi Donaruma duke mbajtur rrjetën e kuqezinjve 14 të paprekur në 38 sfida të kampionatit. Gardiani italian la pas Shjeznin e Juves i cili e fitoi vjet këtë titull dhe Handanoviç të Interit i cili nuk është se zhvilloi një sezon të mirë me zikaltrit.

Në mbrojtje, çmimin individual e fitoi futbollisti i Atalantës, Kristian Romero i cili për hire të së vërtetës zhvilloi një sezon fantastik me zikaltrit.

Në mesfushë u kurorëzua Nikolo Barela i Interit duke qenë vendimtar në shumë ndeshje për skuadrën e tij.

Çmimin për sulmuesin më të mirë e fitoi Kristiano Ronaldo, i cili fitoi dhe Këpucën e Artë këtë sezon duke realizuar 29 gola gjatë gjithë sezonit të Serisë A.

Ndërsa çmimin si futbollisti më i mirë nën 23 vjeç e fitoi sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç. 21 vjeçari realizoi 21 gola këtë sezon në Serinë A dhe është vënë në qendër të merkatos ku disa ekipe të mëdha europiane kanë shfaqur interes të hapur për sulmuesin serb.

Related posts

SHIFRAT E EDIN DZEKO FLASIN VETË/ Krahasohet me Ronaldo Fenomenin

Delo.autor

FLET PËR RIKTHIMIN NË FORMULA 1/ Fernando Alonso: Për momentin jam përqendruar tek…

Delo.autor

NJË OFERTË NGA BARCELONA? Ancelotti nuk lë dyshime me përgjigjen e tij: Historia ime thotë që…

Delo.autor

Leave a Comment