Futboll Seria A Sport

NJOFTOI LARGIMIN NGA JUVENTUS/ Veterani Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet. Nis bisedimet me klubin e madh…

Juventusi dhe Xhanluixhi Bufon do të ndahen përfundimisht në mbyllje të këtij sezoni. Këtë lajm e ka deklaruar vetë portieri legjendar i bardhezinjve me anë të një interviste të lançuar me “BEIN Sport”, ku ka deklaruar se e ardhmja e tij është e qartë për një largim në fundin e sezonit dhe se te Juventusi ka mbyllur ciklin e tij.

Ndonëse 41 vjeç, portieri italian nuk ka ndërmend të tërhiqet. E ardhmja e veteranit mund të jetë në Spanjë, në një skuadër të madhe si Barcelona. Sipas asaj që raporton “Footmercato”, kohët e fundit ka pasur kontakte mes Bufonit dhe drejtuesve katalanas, të cilët e kanë projektuar portierin e Juventusit si zëvendësuesin e Ter Shtegenit. Në ditët e ardhshme pritet të kemi diçka konkrete, por një marrëveshje duket afër.

Related posts

DISFATA ME BARDHEBLUTË/ Vllaznia akuzon gjyqtarin Enea Jorgji, ja deklarata e klubit shkodran

Delo.autor

E BUJSHME/ Pronarët e Inter do i ndryshojnë emrin skuadrës, ja 5 alternativat…

Delo.autor

U AKTIVIZUA 13 NDESHJE ME BYLIS/ Sulmuesi 27-vjeçar firmos në… Kili

Delo.autor

Leave a Comment