Futboll Premier League Sport

“NUK DO TË LUASH ME CHELSEA-N NËSE…”/ Sulmuesi Demba Ba rrëfen se si e larguan nga skuadra pa dijeninë e tij

Ish-sulmuesi i Çelsit, Demba Ba u largua muajin e kaluar nga skuadra turke e Basaksehir pas disa grindjeve me menaxherin e klubit Aikut Koçaman.

Arsyeja e vërtetë e grindjes nuk dihej deri sa ishte vetë sulmuesi 35 vjeçari i cili në një intervistë për ‘’Sky Sport News’’ tregoi arsyet e vërteta që çuan në ndërprerjen e kontratës me klubin turk.

Demba Ba është një musliman i devotshëm dhe sipas tij ky është shkaku kryesorë i bindjes pasi menaxheri i klubit kishte kundërshtuar që sulmuesi senegalez të agjëronte në muajin e Ramazanit, aq sa situata u agravua dhe klubi kërkoi të ndërprisnin bashkëpunimin.

Gjithashtu Demba Ba shprehet se disa miq e kishin këshilluar më parë të mos e merrte një nismë të tillë pasi do të kishte pasoja.

Unë nuk besoj se thashethemet nuk janë të vërteta dhe as nuk dua t’i besoj sepse ka lojtarë të tjerë në ekip që ende luajnë dhe agjërojnë.

Por unë gjithashtu kam miq të cilët më thanë para Ramazanit se nuk do të luaja sepse do të agjëroja dhe kur mësova që u ndërpre kontrata me klubin nuk mendova se ishte një rastësi”, u shpreh ndër të tjera sulmuesi 35 vjeçar.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Ministrja Andrews: Tenisti serb nuk po mbahet rob, është i lirë të…

Delo.autor

PAS 10 VITESH NGA BLERJA E BENZEMA/ Perez do blejë një “9-sh” në verën e ardhshme, ja emri i bujshëm

Delo.autor

HUMBJA NDAJ KOSOVËS/ Shpërthen futbollisti i Azerbajxhanit: Ata nuk janë shtet, janë njerëz të egër…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment