Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Mesfushori Steven Kodra u bashkua me skuadrën e Laçit në merkaton e dimrit, duke u afruar te kurbinasit si një vlerë e shtuar. 23-vjeçari karrierën e tij e ka në ligat e ulëta në futbollin gjerman. Kodra erdhi nga radhët e skuadrës “Hammer Spvg”, që militon në Oberliga Vestfalen, që i bie liga e pestë gjermane.

Megjithatë lojtari ende nuk e ka bërë debutimin me Laçin në kampionat, kjo për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushe prej kohësh dhe duket se tashmë po i vjen fundi.

Kodra ka dhënë së fundmi një intervistë, për median gjermane “wa”, ku tregon se si erdhi në Shqipëri, shkak për të cilin u bë një kushëriri i tij. “Unë tashmë e kam harruar pak gjermanishten. Isha i pakënaqur dhe doja të bëja diçka. Po stërvitesha individualisht në fundin e vitit të kaluar, megjithatë nuk është njësoj sikur të stërvitesh me skuadrën dhe vetë. Një kushëriri im që jeton në Shqipëri ishte për një vizitë në Gjermani ku rrija unë dhe me shaka më tha të vija në Shqipëri. Dhe unë po ashtu me shaka i thashë se do vija. Pas disa ditësh ai më mori përsëri dhe më tha se kur isha gati që të bëja një provë dhe unë ia ktheva: ‘Që nesër’. Një ditë më vonë, u nisa drejt Shqipërisë.

Unë bëra 2 ose 3 seanca stërvitore me Laçin, ata e panë që unë mund të luaja futboll dhe firmosa kontratë profesioniste. Në fillim jetoja me kushëririn, ndërsa tani ma ka siguruar klubi vendbanimin. Kam pasur një problem me dëmtimin, por tashmë gjithçka ka kaluar dhe unë jam gati. Ishte e rëndësishme që të stërvitesha pasi në të kundërt gjithçka do shkonte keq. Kur mbërrita në Tiranë, u trondita kur pashë sa gjallëri kishte këtu. Nuk ka orar kufizues dhe gjithçka është hapur. Nuk shikoj se ka shumë virus këtu. Kushtet e trajnimit këtu janë shumë të mira. Këtu është një park, ku unë mund të shkoj të shëtis, plazhin e kam vetëm 30 minuta larg. Unë e njihja Shqipërinë, por nuk e dija si funksiononte futbolli këtu. Këtu mund të tregoj veten për një kampionat më të mirë në Gjermani për të ardhmen.”, tha Kodra.

Related posts

ASKUSH NUK E DO MË NË “CAMP NOU”/ Barcelona i vendos çmimin e shitjes Coutinhos, ja vlera e çmendur

Delo.autor

“I KAM THËNË MË PËRARA KLUBIT SE…”/ I preferuari i Guardiolas i befason të gjithë me vendimin e papritur

Delo.autor

Milan kthen sytë nga Chievo Verona, kuqezinjët harrojnë Europa League

Q.Autor

Leave a Comment