Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I “VERDHEKUQVE”/ Mourinho me ide të qarta tek Roma, vendos për fatin e Kumbullës

Zhoze Murinjo u zyrtarizua ditën e djeshme si trajneri i Romës për sezonin e ardhshëm, teksa ka menduar që tani për skuadrën që do të ketë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, “Special One” do ketë 3 lojtarë si pika fikse te verdhekuqtë. Bëhet fjalë për Pelegrinin, Zaniolon dhe Mançinin. Ndërkohë zbulohet se Murinjo do të mbështet edhe te Ibanjez, Veretu, Kristante dhe Marash Kumbulla.

Ky i fundit ka pasur një sezon të vështirë me Romën, por situata e tij me Murinjon mund të ndryshojë dhe mund të rritet akoma më shumë, duke ditur përgatitjen që kanë gjithmonë skuadrat e portugezit kanë në mbrojtje. Pikërisht këta të cilët u përmendën më sipër, e kanë thuajse të sigurt qëndrimin te Roma për sezonin tjetër.

Related posts

TRONDITET REAL MADRID/ Sergio Ramos humbet sfidat me Liverpool dhe “El Clasico”, ja shkaku…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Milani kërkon të transferojë shqiptarin e “Topçinjve”…

Delo.autor

HUMBJA E JUVENTUSIT/ Ja nota për Strakoshën dhe Ronaldon! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment