Futboll Premier League Sport

NUK KA FESTË NË “ETIHAD”/ Chelsea mposht me përmbysje Manchester City-n

Chelsea ka fituar 2-1 në Etihad kundër Manchester City-t në javën e 35-të të Premier League.

Qytetarët mund ta kishin siguruar matematikisht titullin me një fitore sot, por do të duhet të presin.

Sterling kaloi në avantazh ekipin e Guardiola-s në minutën e 44-t, por londinezët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Ziyech (63′) dhe Alonso (92′).

City është ndëshkuar edhe nga gabimi i Aguero-s nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Argjentinasi ka dashur të shënojë me një panenka, por tentativa e tij ka dështuar.

Falë kësaj fitoreje, Chelsea është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 64 pikë.

Këto dy skuadra do të përballen përsëri 29 majin e ardhshëm në finalen e Champions League.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ KUKËSIT/ Apolonia me një mungesë të rëndësishme ndaj “verilindorëve”

Delo.autor

ZVICRA/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës

F.autor

DASHURIA PËR FUTBOLLIN/ Ëndrra e djalit të Maradonës: Të shoh babain trajner të…

Isa.Autor

Leave a Comment