Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea e ka seriozisht për De Jong, Barcelona refuzon ofertën e parë

Vazhdon presioni nga Chelsea per te arritur tek Frenkie de Jong.

Thomas Tuhcel e pëlqen mesfushorin holandez, gjithnjë e më larg Barcelonës: klubi londinez ka grumbulluar 40 milionë euro dhe do tia vendose ne tavoline katalanasve, por ata kërkojnë të paktën 60 milionë euro.

Përveç kësaj, 24-vjeçari, siç raporton gazeta El Nacional, është në fokusin e Bayern Munichut.

Më 23 korrik 2019, Barcelona zyrtarizoi për 75 milionë euro plus 11 milionë bonuse (7.5 milionë do të shkojnë për Willem II sipas marrëveshjes) blerjen e ish-yllit te Ajax.

Ai bëri debutimin e tij fillestar me klubin spanjoll më 16 gusht në humbjen kundër Athletic Bilbao. Më 29 gusht ai u vlerësua mesfushori më i mirë i UEFA Champions League 2018-2019

Më 14 shtator ai shënoi golin e parë për ekipin katalanas, duke kontribuar në fitoren 5-2 ndaj Valencias.

Në sezonin e tij të dytë në Spanjë, performanca e tij përmirësohet: shënon 7 gola dhe jep 7 asistime në të gjitha garat. Në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Club të fituar 4-0, atij i nevojitej asistimi për golin e parë dhe të tretë, duke shënuar të dytin me kokë, duke fituar kështu trofeun e parë me fanellën e Barcelonës.

Related posts

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Dijk: Dëmtimi i trajnerit nuk është se na ka penguar në përgatitjet tona

Delo.autor

MARSELO-JUVENTUS/ Veprimi i brazilianit po tërbon Realin e Madridit (DETAJE)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Granada. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment