Futboll Seria A Sport

PARATICI MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Ja dy lojtarët që priten të largohen nga Juventus në verë…

Zonja ka ndërmend të ndërrojë look-un për sezonin e ardhshëm dhe mes roleve që duhen riparë janë sigurisht krahët e mbrojtjes.

Veçanërisht krahu i majtë, që mund të pësojë disa ndryshime pas një sezoni me ulje dhe ngritje.

Bardhezinjtë duket se po mendojnë për një revolucion të vërtetë në merkato për të harruar këtë sezon zhgënjyes.

Sipas calciomercato.com, mes lojtarëve që rrezikojnë është edhe Alex Sandro. Mbrojtësi brazilian nuk ka shkëlqyer në këtë sezon dhe mund të shitet për një ofertë rreth 25 milionë euro.

Mes emrave në listë për të zëvendësuar brazilianin është ai i Emerson Palmieri i Chelsea-t. Pikërisht londinezët duket se janë të interesuar për Alex Sandro-n dhe mes dy klubeve mund të zhvillohet një shkëmbim.

Kandidati i dytë është Jose Luis Gaya i Valencia-s.

25 vjeçari, i cili është i palëvizshëm në kombëtaren e Luis Enrique, ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe një kosto mbi 20 milionë euro.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ozil i pakënaqur me aventurën në Turqi, ja destinacioni i radhës për fantazistin…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nuk ka qetësi te Barcelona, Dembele rebelohet!

Isa.Autor

RIVALITETETI I NJË DEKADE/ Messi: Juventusi është shumë më e mirë me CR7, ata janë…

Delo.autor

Leave a Comment