Futboll Seria A Sport

PAS FITORES ME “MANITA” NDAJ PARMËS/ Zhvilloi paraqitje mbreslënëse, shikoni vlerësimin e mbrojtësit Gjimshiti… (FOTO)

Pas fitores së Atalantës me rezultatin 2-5 ndaj Beneventos, Berat Gjimshiti ka kryer një paraqitje pozitive.

Sipas faqes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Gjimshiti është vlerësuar me notën 7,0.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti përgjatë gjithë 90 minutave dhe kreu 2 herë spastrime në zonë, një herë gjuajtje të bllokuara, një ndërhyrje.

Topin gjithsej e ka prekur 80 herë. Nga 7 duele 5 i ka fituar dhe përqindja e pasimeve të sakta ishte 97%.

Sakaq në mediat italiane, Gjimshiti ka kryer një paraqitje pozitive teksa cilësohet si një bllokadë duke mos lejuar askënd të mos kalojë në zonën e tij.

VLERËSIMI I BERAT GJIMSHITIT NGA MEDIAT ITALIANE –

Berat Gjimshiti; 6,5: (TuttoMercatoWeb.com) – Ndeshje e jashtëzakonshme në fazën difensive, nuk lejon askënd të kalojë. Në krahun e tij është Zhervinjo, por e mban larg portës në të gjitha mënyrat. Shpërdoron dhe një rast për gol me kokë.

Berat Gjimshiti; 6,5: (CalcioMercato.com) – Mbyllje preçize, sidomos me Zhervinon. Kishte dhe një rast për gol, por portieri kundërshtar Sepe e grushton.

Related posts

MERKATO/ Atletico Madridi planifikon transferimin e Vidalit në verë

Q.Autor

E BUJSHME/ E kërkuan me ngulm Interi dhe Juventus, PSG-ja zyrtarizon të ardhmen e lojtarit

Delo.autor

“DOJA TË LUAJA SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Gjasula: Dëshiroj të kaloj te Tirana, ja klubi i madh që isha afër në të kaluarën

Delo.autor

Leave a Comment