Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Dështon keq nga penallta, futbollisti i Ajax e dërgon topin jashtë… stadiumit (VIDEO)

Një penallti e humbur nga skuadra e të rinjve të Ajaksit, ka nisur të bëjë xhiron në internet.

Në minutën e 39-të, Ajaksi kishte mundësinë të kalonte në avantazh ndaj Almere Siti, teksa fituan penallti, por ajo që bëri sulmuesi Brian Brobi, shkaktoi të qeshura të mëdha.

Sulmuesi holandez dështoi keq nga penallti, teksa gjuajtja e tij në krahun e djathtë përfundon jashtë stadiumit. Kaq ka mjaftuar që menjëherë në rrjetet sociale të shpërndahet me shpejtësi ky episod, ku nuk kanë munguar talljet.

Në fund Almere Siti doli me 3 pikët nga kjo ndeshje, teksa triumfuan minimalisht falë një goli të Jeboah në minutën e 75’.

Related posts

Valverde: MESSI është MAGJISTAR, sheh gjëra që të tjerët nuk munden

Isa.Autor

NUK NDALET SË PRODHUARI LOJTARË/ Bayern zbulon Thiago-n e ri brenda vetes, është gati për ekipin e parë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ANGLISË DHE ANDORRËS/ Reja shpall listën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment