Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Sërish dy raste me Covid-19 në Olimpiadë, pozitivë pasi mbërrijnë në Tokio

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar orët e fundit në radhët e sportistëve që kanë mbërritur në Tokio, ku më 23 korrik do të nisin Lojërat Olimpike. Bëhet fjalë për dy sportistë serbë të garave me vela.

I pari që doli pozitiv ishte Milos Vasic, që doli pozitiv që pas mbërritjes në Japoni dhe për fat pa simptoma. Ai hyri menjëherë në izolim, ashtu sikurse edhe pejsa tjetër e delegacionit të këtij sporti edhe pse ata dolën negativë.

Më vonë u konfirmua edhe një rast i dytë nga delegacioni serb (nuk dihet emri i personit) dhe të dy personat janë në karantinë për 7 ditë. Personat kisin rezultuar negativë para nisjes për Japoni, por dolën pozitivë pasi mbërritur në Tokio.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që konfirmohen raste me koronavirus në radhët e sportistëve që kanë mbërritur në Tokio. Më herët patën dalë poizitivë dy sportistë nga Uganda.

Related posts

RONALDO NË ROLIN E “MUNDËSIT”/ Gjyqtari i kursen kartonin e kuq, vetëm i verdhë

F.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Modelja SEKSI luan “kartën” e të afërmit të CR7, na u fut në DHOMË dhe…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllet mbledhja, Premier League vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Delo.autor

Leave a Comment