Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Goli në ndeshjen vendimtare, mbrojtësi Ajeti vendoset përkrahë Balotellit në… (FOTO)

Përveç se po shkëlqen në mbrojtje, Arlind Ajeti tani po bën edhe sulmuesin për skuadrën e Rexhianës në Serinë B italiane.

Mbrojtësi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në fundjavë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, ndaj Pordenones në minutën 56-të. Gol vendimtar ai i shqiptarit, që në fund i dha 3 pikët Rexhianës, ndaj rivalit për mbijetesë.

Pikërisht për këtë arsye, Ajeti është zgjedhur në formacionin e javës në Serinë B, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Ajeti zgjidhet ndër më të mirët e mbrojtjes për fundjavën që lamë pas në Serinë B, teksa ndodhet në të njëjtin formacion, ku bën pjesë edhe sulmuesi i njohur italian, Mario Baloteli, i cili shënoi dopietë për Monzën, duke i dhënë fitoren këtyre të fundit.

Related posts

HARBOHET RONALDO/ CR7 vizitohet në HOTEL nga një FEMËR SEKSI, fotografohen duke u…(FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË NJË LEGJENDË NË FORMULA 1/ HAMILTON kampion bote. Barazon rekordin e titujve të Schumacher

Delo.autor

LIVE/ Fantastik Xheko, Interi përmbys Fiorentinën për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment