Futboll La Liga Sport

PRITET TË ARRIHET AKORDI/ Firma në kontratë gati, Xavi rinovon me klauzolë për Barcelonën

Ksavi Hernandez është përfolur se do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës nëse Ronald Kuman nuk do ta fitojë dot titullin kampion në Spanjë.

Këto thashetheme nuk ndikojnë aspak në planet që ka ish-mesfushori për të rinovuar kontratën me skuadrën e tij Al Sad në Katar. Ai dëshiron që të qëndrojë deri në fundin e vitit 2022, kur do të zhvillohet dhe kampionati Botëror.

Megjithatë, pritet që në kontratën e re të përfshijë një klauzolë për Barcelonën. Në rast se katalanasit do ta telefonojnë për t’i besuar skuadrën, ai mund ta prishë kontratën pa penalizim në aspektin juridik. Kjo gjë pritet të pranohet nga drejtuesit e klubit nga Katari.

Related posts

“IDETË MESJETARE KANË KALUAR TASHMË”/ Mbrojtësi Meunier: Futbolli nuk është gati për këta lojtarë

Delo.autor

ISH TRAJNERI I KOMBËTARES/ De Biasi tregon defektet e Hysajt: Duhet të përmirësohet

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Danimarkë-Zvicër

Delo.autor

Leave a Comment