Futboll Sport

Lëndimi i Ozilit jo serioz, do të jetë gati për Botërorin në Rusi

Gjermani pritet të mungojë për Arsenalin në sezonin e rimbetur në Premier Ligë për shkak të një problemi që ka me shpinë, por ai beson se do të jetë gati për Botërorin në Rusi

Mesut Ozil ka larguar frikën nga tifozët e Kombëtares gjermane pasi që ka thënë se ai do të jetë në Botëror dhe se lëndimi i tij në shpinë nuk është serioz.

Ozil nuk luajti në fitoren e thellë të Arsenalit kundër Burnleyt të shtunën, që ishte edhe një ndeshje nderi për Arsene Wenger i cili në konferencë për shtyp foli edhe për lëndimin e tij dhe mungesën e Ozil për këtë sezonë në ndeshjet me Arsenalin.

“Pak vështirë për mua që mungova në ndeshjen e djeshme të Arsenalit për shkak të problemeve me shpinë”, shkroi ai.

“Me duhet pak kohë të shërohem por do të jem gati për Botëror”.

Tutje lojtari është kujtuar për të shkruar edhe për largimin e Wenger nga Arsenali dhe ndeshjen e tij të fundit me këtë ekip.

“Edhe njëherë dëshiroi ta falënderoi trajnerin ton. Ishte nder që luajta me ju, mon. Wenger! Të faleminderit për të gjitha kujtimet që i patëm se bashku”.

Ozil është lojtari kryesor për ekipin e Joachim Low derisa Kombëtarja gjermane dëshiron ta mbrojë titullin e Kampionit që e fitojë në 2014.

Related posts

Speciale/ David De Gea dhe lufta për të qenë “shëmbëlltyra” e Iker Casillas te Spanja

Sadik.Autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi kryesues pëson disfatë, Shkëndija fiton derbin e shqiptarëve. Ja renditja…

Delo.autor

Fillojnë largimet tek Barcelona/ Skuadrat angleze në “luftë” për shërbimet e katalanasit

Isa.Autor

Leave a Comment