Futboll Seria A Sport

Garë e fortë për ekipin italian, DE BIASIN e pengon një TRAJNER “dështak”

Gianni De Biasi kërkon prej kohësh një skuadër për të drejtuar. Ish-trajneri i Shqipërisë është përfolur si trajneri i mundshëm i Kombëtares së Armenisë dhe ditët e fundit mediat italiane e kanë parë si kandidat serioz të ekipit të Frosinones.

Ekipi i sapoardhur në Serinë A këtë sezon e ka kuptuar se mbijetesa në elitën e futbollit italian duhet të arrihet pas një lufte të pamëshirshme mes skuadrave. Stoli i Frosinones rrezikon të mbetet bosh nga java në javë, duke parë rezultatet zhgënjyese pas shtatë javëve (6 humbje dhe 1 barazim).

De Biasi nuk ka një garë të lehtë për të arritur drejt pankinës së Frosinones. Ish-trajneri i Italisë dhe Torinos Gian Piero Ventura përflitet si njëri prej emrave të mundshëm për të marrë detyrën e trajnerit.

Në këtë situatë, të dy teknikët do të këmbëngulin deri në fund për të marrë përsipër “misionin” e shpëtimit nga “përmbytja”.

Related posts

“MESSI KOMANDON TRAJNERIN?”Luis Suarez bën deklaratën e bujshme

Delo.autor

E BUJSHME/Skënderbeu po pret me ankth vendimin e CAS-it, klubi shtyn datën e grumbullimit

Delo.autor

Flet Manaj: Ja si ndikuan Shpresat e Shqipërisë në ekipin tim

Sadik.Autor

Leave a Comment