Futboll Premier League Sport

RRËFEN NJË EPISOD/ Smertin: Shkatërrova divanin në jahtin e Abramovich, por transferimi nuk dështoi falë…

Ish-futbollisti i Chelsea-t, Alexey Smertin, ka rrëfyer një episod interesant që ka ndodhur teksa ndodhej në jahtin e Roman Abramovich, pronari i klubit londinez.

“Mbaj mend se shkova te jahti bashkë me Jose Mourinho-n, i cili donte të më bindte të nënshkruaja kontratën. Portugezi më tha qartë se vendi nuk ishte i sigurt, po se do të më mbante në kosnideratë sepse isha paraqitur mirë te Portsmuth”, ka thënë Smertin.

“E pranova ofertën, por më pas ndodhi diçka që më bëri të mendoja se transferimi im te Chelsea mund të ishte në dyshim, për shkak se unë ose gruaja ime, derdhëm një pije të kuqe në divanin e bardhë si bora të jahtit”, ka zbuluar rusi.

“Kërkova ta pastroja, por njolla mbeti. Mourinho vazhdoi të fliste dhe askush nuk e kuptoi atë që kishte ndodhur. Falë tij, gjithçka shkoi mirë”.

Related posts

DJAJTË E KUQ NUK DINË TË NDALEN/ Mposht Brighton me Pogba dhe “magjinë” e Rashford

Delo.autor

Murinjo merr djalin te stafi i trajnerëve tek Junajtid

Sadik.Autor

Filipe Luis mund ta humbet Botërorin në Rusi

Q.Autor

Leave a Comment