Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Europiani 2021: Shqipëria humbet sfidën e parë eliminatore ndaj Rumanisë

Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka humbur sot në mbrëmje 3-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit 2021. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jani Melka janë mundur në ndeshjen e luajtur në Sllovaki, ku po luhen takimet e Grupit E eliminator, ku bën pjesë edhe Shqipëria (rivalët janë Rumania, Sllovakia e Zvicra).

Një ndeshje e dominuar nga volejbollistët rumunë, që i fituan setet me shifrat 25-15, 25-19, 25-18. Rumunët krijonin një epërsi të lehtë dhe e administronin avantazhin deri në fund. Shqipëria, që luan me mungesa në këtë turne, bëri maksimumin e saj në fushë, duke rivalizuar deri diku, por pa mundur të fitojë dot ndonjë set.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Sllovakia fitoi 3-0 ndaj Zvicrës. Nesër, Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të dytë, ndaj Zvicrës.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj, Rumani – Shqipëri, 3-0

7 maj, Zvicër – Shqipëri, 17:30

8 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:30

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj, Shqipëri – Rumani, 17:00

15 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:00

16 maj, Zvicër – Shqipëri, 20:00

Related posts

PAS 5 MINUASH LOJË/ Çfarë gafe nga portieri, Lazio shënon lehtë (VIDEO)

Delo.autor

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Portieri Ter Stegen: Ne nuk jemi PSG-ja, do të luajmë…

Delo.autor

Leave a Comment