Futboll Premier League

Courtois e informon Realin se dëshiron të shkojë në Bernabeu

Kampi i Thibaut Courtois e ka informuar Real Madridin se ai dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu – njofton AS.

Portieri i Chelseat ka marrëveshje me Blutë edhe 18 muaj dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Stamford Bridge.

 Los Blancos janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit dhe tashmë edhe portieri është gatshëm të ndërrojë ambient.
Courtois është pjesë e Chelseat nga viti 2011 kur u transferua nga Genku.

Mirëpo, ai ka luajtur në Spanjë si huazim te Atletico Madridi deri në vitin 2014 kur Blutë e kthyen.

 Antonio Conte tashmë e ka bërë listën me portierët e preferuar në rast të largimit të Courtois.

Sergio Rico (Sevilla) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid) janë në krye të kësaj liste.

Related posts

E FUNDIT: Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës me COVID-19

Delo.autor

OSASUNA-BARCELONA/ Xavi i beson treshes së sulmit Gavi-De Jong-Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“DRITË JESHILE” NGA GENOA/ “Kuqezinjtë” parakalojnë Realin për Piatek! Ja formula e duhur

Delo.autor

Leave a Comment