Futboll Sport

SEZON I PAZAKONTË/ Vite pritje, ja skuadrat që u shpallën kampionë pas shumë kohësh

Sezoni 2020/2021 ishte aq sa i vështirë po aq dhe i çuditshëm dhe i pazakontë.

Në një vit ku mbizotëroi pandemia globale e COVID-19 me stadiumet e mbyllura, skuadrat europiane ia dolën pavarësisht mos prezencës së tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Sezoni 2020/2021 ishte i pazakontë për disa skuadra europiane, më saktësisht për 5 skuadra të kampionateve të njohura europiane.

Këto 5 skuadra janë shpallur kampion pas shumë vitesh, si Interi në Itali ku theu hegjemoninë 9-vjeçare të Juventusit, teksa dje pasdite ngriti trofeun e kampionatit për herë të 19-të në historinë e saj, që i mungonte prej 11 vitesh që nga sezoni i magjishëm i tripletës me Murinjon në pankinë, 2009/2010.

Në La Liga-n spanjolle është Atletiko e Madridit që është kurorëzuar kampion i Spanjës pas 7 vitesh mungesë, që nga sezoni 2013/2014.

Në Francë është Lilë kampionia më e re e Ligue 1 teksa lë pas kampionët e PSG-së në renditje. Skuadra e Lilë nuk e fitonte kampionatin prej 10 vitesh, që nga sezoni 2010/2011.

E njëjta situatë edhe në Skoci, ku Rejnxhërs me Stiven Zherard në pankinë u shpall kampion pas 10 vitesh duke thyer hegjemoninë e Sëlltikut, teksa hera e fundit ku skuadra e njohur skoceze ngrinte trofeun e kampionatit ishte sezoni 2010/2011.

Sportigu i Lisbonës ka arritur të shpallet kampion i Portugalisë pas 19 vitesh mungesë që nga sezoni i largët 2001/2002.

Nuk lihet pas dhe rikthimi i Milanit në Champions, ku mungonte prej 7 vitesh. Rikthim i madh për skuadrën kuqezi në arenën e Ligës së Kampionëve ku prej disa vitesh të errëta si me pronësinë, drejtuesit, skuadrën dhe financat, ia dolën për të qenë pretendentë.

Një vit që sigurisht ka qenë i vështirë me pandeminë e COVID-19, por edhe i suksesshëm dhe i favorshëm për disa skuadra europiane që ringrihen pas shumë vitesh me synimin për të qenë të mëdhenj përsëri.

Related posts

7 transferime ‘bombë’ nga Manchester City në verë

Sadik.Autor

SIMULIMI I SALAH/ A do të mundë të luajë ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt?

Delo.autor

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Delo.autor

Leave a Comment