Bundesliga Futboll Sport

LARGOHET PAS 9 SEZONESH NGA BAYERN/ Mesfushori Martinez: Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në…

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

Related posts

VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Watford – Chelsea

Q.Autor

E kanë fituar Botërorin 2 herë, por ja pse Uruguai mban 4 yje në fanellë

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment